Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, vriten tetë fëmijë dhe një mësues, 10 të plagosur


Dy persona kanë hapur zjarr në një shkollë në Rusi, duke u marrë jetën nëntë personave dhe duke lënë të plagosur 10 të tjerë. Siç shkruan agjencia e lajmeve ruse TASS, ngjarja ka ndodhur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit.

“Nëntë njerëz vdiqën, duke përfshirë tetë fëmijë dhe një mësues. Dhjetë persona u plagosën dhe katër prej tyre u dërguan me urgjencë në spital.”- tha një burim nga policia për TASS.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe shërbimet e urgjencës janë duke punuar në terren.

RT shkruan se një i dyshuar është ndaluar dhe është identifikuar si një djalë 17-vjeçar. Një tjetër besohet të jetë akoma në ndërtesën e shkollës.

Presidenti i Tatarstanit Rustam Minnikhanov arriti në vendin e ngjarjes, duke folur me oficerët jashtë shkollës.

Kazani, i vendosur rreth 800 km nga Moska dhe i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion njerëz dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *