Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, Marjus Dema.
Ai dyshohet se ka qëlluar me plumb në gjoks, mikun e tij 27-vjeçarin Mehmet Qema, i cili ndodhej i ulur në tavolinë me shokët në një lokal.
Personat që ndodheshin në tavolinë me viktimën, Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, janë shpallur në kërkim bashkë me autorin e dyshuar, pasi kanë dijeni për ngjarjen.
Njëri prej tyre, Frenkli Myftari është vetëdorëzuar gjithashtu. Dema dhe Myftari janë vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët e tyre.
Sipas “Balkanweb”, ngjarja e rëndë ka ndodhur kur në një moment ku ndërsa miqtë qëndronin në tavolinë, Dema bënte prova duke mbushuar armën dhe ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij.