Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e Marjus Demës pas vrasjes së shokut: Armën e solli Mehmeti, s’e dija se ishte e mbushur dhe po lozja


Zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit Marjus Dema i cili më herët u vetëdorëzua në polici, pas vrasjes së shokut të tij Mehmet Qema.

Dy shokët po rrinin sëbashku në një lokal në lagjen “5 Maji” sëbashku me miq të tjerë, në momentin ku ndodhi ngjarja.

Dem aka deklaruar në polici se armën e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima dhe se ai e kishte marrë në dorë duke luajtur me të. Por thekson se nuk e kishte idenë që arma ishte e mbushur.

 “Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën.”- ka thënë 28-vjeçari në polici, citon Balkanëeb.

Kamerat e sigurisë të lokalit ku ishte mbledhur grupi i të rinjve, e tregojnë Demën në këmbë, duke kryer lëvizje të pakontrolluara derisa qëlloi drejt shokut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *