Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë.
Fëmija i cili është vetëm 4 vjeç, është dërguar me urgujencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën ‘Don Bosko’, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që ende janë të paqarta.