Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Elbasan, zbardhet dëshmia e gruas së viktimës: Në fillim menduam se u përfshimë në aksident, pastaj qëlluan me breshëri


Zbardhet dëshmia e gruas së Everest Çekës, 41-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Silvana Çeka ka thënë përpara hetuesve se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptuan se gjithçka ishte një rreng nga ana e vrasësve. Ajo ka treguar se më pas ka dalë jashtë të kërkojë ndihmë.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri.

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë.”– deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka.

Everest Çeka kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer vend.

Pista kryesore e ekzekutimit të tij lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *