Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Anëtarët e PS-së në KAS u bënë palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve, veprim i përsëritur po masakra zgjedhore do zbardhet


Partia Demokratike ka denoncuar tre përfaqësuesit e PS-së në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pas vendimit të sotëm për të mos marr parasysh, sipas selisë blu, në mënyrë të paligjshme marrjen e provave nga institucionet shtetërore provat që vërtetojnë se PS përdori burime shtetërore e krminale për deformiminin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, theksoi se me vendimin e sotëm, KAS u bë palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

“Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.” – tha Bardhi.

Ai shtoi më tej se vendimi i sotëm është një veprim i përsëritur duke sjellë në vëmendje vendimin për miratimin e fletëve të votimit që çuan në 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fund Bardhi tha se transparenca e drejtësia për 25 prillit do bëhet e plotë, pavarësisht dëshirave të Ramës apo KAS-it.

“Ky është një akt i përsëritur, kur  shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit. Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.” – mbylli denoncimin Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *