Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet e atentatit në Vlorë, zbulohet identiteti i personit të tretë që ndodhej në makinë


Publikohen pamjet nga atentati ndaj biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë.

Në video shihet momenti kur dy autorët qëllojnë me kallashnikov drejt makinës “BMW X5” ku ndodhej 40-vjeçari Birçaj dhe dy miq të tij.

Pas ngjarjes, dy autorët largohen ndërsa nga mjeti ku ndodhej biznesmeni del një person. Ai është identifikuar Granit Deromemaj me profesion agjent policie dhe ishte shok me viktimën.

Disa sekonda më vonë del një tjetër person nga mjeti, i cili rezulton kushëriri me viktimën, shtetasi Edison Zeneli. Ai është pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Ai ka treguar pas ngjarjes: “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”.

Kur këta dy persona largohen, shihet një person i tretë i cili ka qenë duke kaluar në rrugë dhe është afruar tek makina duke kontrolluar se çfarë ka ndodhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *