Vendosni fjalën kyçe....

‘Forbes’ nxjerr renditjen e klubeve të futbollit, kryesojnë spanjollët, katër italianët së bashku vlejnë më pak se vendi i gjashtë


Revista ‘Forbes’ ka nxjerrë renditjen e 20 klubeve të futbollit më të vlefshëm në botë. Si zakonisht kjo listë kryesohet nga dy ekipe spanjolle si Barcelona e Reali i Madridit.

Në vend të tretë vjen Bajerni i Mynihut ndërsa duhet theksuar fakti se asnjë klub italian nuk bën pjesë ndër dhjetë më të mirat e botës.

Shumica e klubeve në këtë listë janë britanike, plot nëntë të tilla, Spanja përfaqësohet nga tre klube, Italia nga 4, Gjermania nga 2, Franca e Holanda nga vetëm një klub.

Tjetër fakt interesant është se një nga gjashtë klubet e para në listë janë më të vlefshëm se katër klubet italiane së bashku.

Lista e 20 klubeve më të vlefshme në botë

  1. Barcelona 3,93 miliardë Euro
  2. Real Madrid 3,91 miliardë Euro
  3. Bayern München 3,47 miliardë Euro
  4. Manchester United 3,46 miliardë Euro
  5. Liverpool 3,37 miliardë Euro
  6. Manchester City 3,29 miliardë Euro
  7. Chelsea 2,63 miliardë Euro
  8. Arsenal 2,3 miliardë Euro
  9. Paris St. Germain 2,06 miliardë Euro
  10. Tottenham 1,89 miliardë Euro
  11. Juventus 1,6 miliardë Euro
  12. Dortmund 1,56 miliardë Euro
  13. Atlético Madrid 0,82 miliardë Euro
  14. Inter 612 milionë Euro
  15. Everton 542 milionë Euro
  16. Milan 460 milionë Euro
  17. Roma 451 milionë Euro
  18. West Ham 418 milionë Euro
  19. Leicester 375 milionë Euro
  20. Ajax 340 milionë Euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *