Vendosni fjalën kyçe....

Hodhën pakon me kokainë sapo panë policinë, pranga 4 personave në Durrës


Katër persona janë arrestuar sot në Durrës, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Taksisti”.

Në pranga kanë rënë shtetasit Armando Gjoka, që drejtonte mjetin e tij taksi; së bashku me shtetasin Agron Baci (pasagjer).

Gjoka dhe Baci kishin ardhur në zonën e Plazhit në Durrës për të blerë lëndë narkotike tek shtetasit Erges Shehi dhe Vilson Mimini.

Shehi dhe Mimini, të cilët posedonin lëndën narkotike ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit  në momentin kur policia tentoi t’i ndalonte. Mirëpo ata sapo kanë parë punonjësit e policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, po ashtu ato hodhën një pako, e cila rezultoi të ishte e mbushur me kokainë, rreth 900 gramë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Taksisti”.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 900 gramë lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar  “Taksisti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Mimini, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), Armando Gjoka., 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe  Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi Armando Gjoka kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin Agron Baci (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, shtetasit Erges Shehi dhe Vilson Mimini, të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit  dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes.

Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy shtetasve të tjerë A. Gj. dhe A. B., të cilët do blinin lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti taksi dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *