Vendosni fjalën kyçe....

KAS pranon provat e PD, LSI e kandidatit të pavarur në Qarkun e Gjirokastrës


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar provat e dorëzuara nga PD, LSI e kandidati i pavarur, Kreshnik Merxhani, për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës.

Megjithatë KAS ka rrëzuar kërkesat e PD e LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori.

Në datën 14 maj, KAS-i do shqyrtojë kërkesën e partive politike për Qarkun e Beratit, ku kanë kërkuar pavlefshmëri PD e LSI. Selia blu ka ankimuar rezultatin në 9 qarqe të vendit, ndërsa LSI në 5 të tillë.

”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret. Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.” – tha anëtari KAS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *