Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi se do hidhej, qytetari zbret nga skelat e vendosura tek Muzeu Historik Kombëtar


Ka marrë fund situata e tensionuar e krijuar në Muzeun Historik Kombëtar, ku një person kishte humbur në skelat e vendosura për rikonstruksionin e godinës dhe kërcënonte se do të hidhej.

Pas 30 minutash negociatash me policinë, qytetari është bindur dhe ka zbritur nga skelat.

“Shtetasi A. J., zbriti nga ndërtesa pa probleme”- tha policia në një njoftim të dytë.

Qytetari pretendonte se nuk i është firmosur një kontratë pune dhe kërkonte që kjo kontratë t’i firmosej, ose do i jepte fund jetës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *