Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një familje në Kamëz, e cila është futur në shtëpine e re që e kanë përfituar nga skema e Rindërtimit.
“Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.”- i thanë qytetarët kryeministrit.
Pasi u fut dhomë më dhomë, Rama u tha qytetarëve se banesa e re u kishte dalë shumë mirë: “Shtëpia e re është perfekte. Banesën vetëm ta gëzoni. Nuk e besonit se do t’iu bëhej shtëpia e re. Siç e shikoni vetë, hapësira tani është më e madhe nga se ishte.”
Një nga djemtë e familjes i tregoi se krahas punës, ka pasion edhe pikturën dhe i tregoi disa prej pikturave të tij.
Rama i tha atij se më mirë është të bëjë piktura sesa të luajë bingo: “Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.”