Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për vrasjet e fundit në vend: Merrni masa të menjëhershme, të ndalohen sa më parë autorët


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas vrasjeve të ndodhura në ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Meta bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjitha institucionet për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për ndalimin e autorëve.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.”– shkruan Meta.

Në një qark kohor prej 36 orësh, tre ngjarje të rënda tronditën vendin.

Ekzekutimi mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku u qëllua për vdekje brenda makinës së tij Everest (Ibrahim) Çaka është i fundit në serinë që nisi mëngjesin e së hënës në Vlorë.

Seria e vrasjeve nisi me ekzekutimin e 40-vjeçarit Bledar Birçaj, i cili u qëllua me breshëri teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘BMË’ në rrugën Hajro Çakërri të Vlorës.

Mbrëmjen e së hënës një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin, kësaj here në Tiranë. Marjus Dema qëlloi me një plumb shokun e tij Mehmet Qemën, i cili humbi jetën në spital.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *