Vendosni fjalën kyçe....

Në periferinë e Tiranës ndërtohet mbi kolektor dhe ujësjellës (FOTO-VIDEO)


Disa godina në zonën e Domjes në kryeqytet, përveçse pa leje, janë duke u ndërtuar mbi ujësjellës e kanale kulluese duke kryer një shkelje të dyfishtë ligjore.

Një ndër problemet që ka hasur Tirana ndër vite ka qenë pikërisht ndërtimi mbi kolektorë, kanale kulluese duke shkaktuar përmbytje të shpeshta.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deklaronte gjatë një aksioni për shembjen e këtyre ndërtesave të paligjshme se “Një ndërtim mbi kolektor, gëzon 1, por përmbyt 1 mijë!”

Ndërtimet mbi kolektor në Domje

Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni në hartë zonën se ku po bëhen ndërtimet mbi kolektor.

Kolektori është një kanal zakonisht i nëndheshëm, në të cilin derdhen ujërat, lëngjet a gazrat e ndryshme nga kanale të tjera më të vogla ose nga gypa anësorë.

Ndërtesa që shikoni, është në posedim të vëllait të ish-Komunës së Bërxullës, Ymer Markut.

Nëse shihni videon e mëposhtme, vihen re kollonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, të cilat janë lidhur me hekur dhe suvatuar.

Kështu përpos të tjerave, objekti është edhe i rrezikshëm pasi është jashtë çdo sigurie teknike.

Bllokimi i ujërave ka sjellë dhe pasoja komplekse në këtë zonë, sidomos në kohë reshjesh. Por pavarësisht kësaj, duket se shkelja vijon duke rrezikuar edhe një herë tjetër të dëmtojnë kanalet kulluese dhe të risjellin përmbytje.

 

Ndërtimet mbi ujësjellës në Domje

Jo vetëm mbi kanalet kulluese po ndërtohet pa leje, por gjithashtu edhe mbi ujësjellës duke rrezikuar sistemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Në fotot e mëposhtme shihet qartë zona ku po ndërtohet. Kjo godinë është ndërtuar nga Asim Puci, ish-shoferi i drejtorit të famshëm të policisë në vitet ’94-’97, Agim Shehut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *