Vendosni fjalën kyçe....

Një person hipën tek skelat e Muzeut Kombëtar në Tiranë dhe kërcënon se do të hidhet


Prej disa minutash është krijuar panik në zonën pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ku një person kërcënon të hidhet nga lartësia. Ai ka hipur në skelat e ngritura për restaurimin e Muzeut Kombëtar dhe thotë se do të hidhet, nëse nuk i firmoset një kontratë pune.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të arsyetojë me personin, për ta bindur atë të zbresë poshtë.

“Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek ‘Muzeu Kombëtar i Tiranës’ shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *