Vendosni fjalën kyçe....

Përleshjet në Jeruzalem, Netanyahu shpall gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Lod-it


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e përzier arab dhe hebre të Lod-it, që është kthyer javën e fundit në një skenë trazirash e dhune.

Siç shkruan “Times of Israel”, ai e mori vendimin në një takim të posaçëm të zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe ligjit.

Ministri i policisë, Amir Ohana thotë se ai do të përdorë autoritetin e tij për të zbatuar urdhrat.

Ky është përdorimi i parë i kompetencave emergjente mbi një komunitet arab në Izrael, që nga fundi i administratës ushtarake mbi arabët e Izraelit në vitin 1966.

E gjithë kjo vjen pas intensifikimit të konfliktit midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

12 njerëz u raportuan të plagosur në përplasjet që kryetari i bashkisë së Lod-it i krahasoi me një luftë civile. Militantët palestinezë hodhën qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza.

Sipas zyrtarëve të Shëndetësisë, të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë në dhunën e deritanishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *