Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i OBSH-së: Koreja e Veriut ende pretendon se s’ka shënuar asnjë rast me koronavirus


Për më shumë se një vit pandemi, koronavirusi në Korenë e Veriut mbetet në nivelin zero, sipas raportit të tij të fundit të situatës për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që nuk ka raportuar qoftë edhe një rast të vetëm me Covid-19, i cili ka infektuar më shumë se 159 milionë njerëz në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Raporti i fundit i OBSH-së tregon se situata në Korenë e Veriut – e cila është bërë edhe më e izoluar gjatë krizës së Covid-19 – nuk ka ndryshuar. RT shkruan se në javën e fundit të Prillit, 751 njerëz u testuan për Covid-19 në Veri. Rreth 139 prej tyre shfaqën simptoma të ngjashme me koronavirusin, megjithatë doli se kishin një sëmundje “të ngjashme me gripin” ose një “infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes” në vend të virusit të tmerrshëm.

Performanca e jashtëzakonshme e vetë-raportuar e Pyongyang-ut gjatë pandemisë është vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur nga palë të ndryshme, megjithatë, duke përfshirë zyrtarë të lartë në Korenë e Jugut, të cilët sugjeruan se Veriu është përqendruar më shumë në fshehjen e rasteve sesa në luftimin e vërtetë të virusit.

Akuza të tilla kanë nxitur një përgjigje të zemëruar në Veri. Javën e kaluar, për shembull, gazeta shtetërore Rodong Sinmun pretendoi se Jugu mund të ishte përpjekur të fuste qëllimisht virusin në territorin e tij. Gazeta e cila shërben si botim zyrtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg fletëpalosjeve propagandistike të prodhuara nga Jugu, duke sugjeruar se ato mund të jenë me Covid-19.

“Edhe kur hasim një objekt të çuditshëm që fluturon në erë, ne duhet t’i konsiderojmë ato si një rrugë të mundshme të transmetimit të virusit me qëllim të keq më shumë sesa një fenomen natyror.”– shkruan gazeta, duke nxitur lexuesit të “mendonin dhe vepronin” në përputhje me rregullat e koronavirusit të kombit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *