Kandidati i pavarur në Qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani, ka reaguar ashpër për vendimit të KQZ-së e KAS-it për të mos marrë parasysh provat e paraqitura nga ai për shkeljet e ndodhura gjatë procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit.
Merxhani, i cili përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje në këto zgjedhje shkruan se KQZ e KAS po dredhojnë pas provave kokëforta të shkeljeve të bëra nga përfaqësuesit e PS-së në tavolinat e numërimit.
“Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste deklaroi sot në seancën dëgjimore të ankesës sonë në KQZ/KAS se pavleshmëria e zgjedhjeve nuk mund marrë parasysh atë çfarë ndodh në procesin e numërimit. Pra, sipas tij, nuk mund ta marrim parasysh falsifikimin e vërtetuar me video gjatë procesit të numërimit.
I kemi plasur bombën me videot që kemi publikuar dhe tani po spërdridhen.” – shkruan Merxhani.