Përfaqësuesja republikane Liz Cheney është shkarkuar nga posti i saj si kryetare e Konferencës Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve pas një votimi nga Republikanët, të cilët kanë qenë gjithnjë e më të pakënaqur me kundërshtimin e saj të zëshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Cheney, vajza e ish-zv.presidentit Dick Cheney dhe një neokonservatore e vendosur, e gjeti veten vijimësisht në mosmarrëveshje me kolegët e saj të partisë për politikat e Trump dhe administratës së tij.
Shumica e republikanëve të Dhomës votuan për të përjashtuar Cheney nga pozicioni i saj, të cilin ajo e kishte mbajtur që nga janari 2019.
“Nëse doni udhëheqës që do të mundësojnë dhe përhapin gënjeshtrat e tij shkatërruese, unë nuk jam personi juaj.” – tha ajo gjatë votimit me dyer të mbyllura, njoftoi NBC.
Cheney zemëroi shumë republikanë pasi mbështeti përpjekjen e dytë të fajësimit kundër Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitol nga një grup mbështetësish të tij.
Ajo më tej zemëroi kolegët besnikë të Trump pasi hodhi poshtë pretendimet e tij se zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar kundër tij.
Në një fjalim në Dhomë, Cheney u bëri thirrje kolegëve të saj ‘të flasin të vërtetën’, duke shtuar” “Zgjedhjet tona nuk u vodhën dhe Amerika nuk ka dështuar.”
“Unë nuk do të rri duarkryq duke shikuar në heshtje ndërsa të tjerët çojnë partinë tonë në një rrugë që braktis shtetin e ligjit dhe bashkohet me kryqëzatën e ish-presidentit për të minuar demokracinë tonë.” -deklaroi ajo.
Trump menjëherë festoi për shkarkimin e Cheney duke e quajtur kongresmenen një ‘qenie njerëzore të hidhur, të tmerrshme, një udhëheqës të varfër dhe një person pa absolutisht asnjë personalitet ose zemër’.