Një prej diplomateve më të rëndësishme amerikane në Rusi, zëdhënëses së ambasadës Rebecca Ross, i është thënë të përgatitet të kthehet në Uashington, ka pohuar vetë ajo. Masa vjen në mes të një vale dëbimesh në të dy anët e Atlantikut.
Burime të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thanë të mërkurën në mëngjes se Ross, e cila ka qenë një kritike e zëshme e politikës së vendit, ishte midis 10 zyrtarëve amerikanë që tani e tutje do të shpallen ‘persona non gratae’. Vetë diplomatja më vonë i tregoi agjencisë së lajmeve TASS se kishte marrë njoftim që pohonte vendimin.
“Kjo është një përgjigje pasqyruese ndaj veprimeve armiqësore të palës amerikane kundër një numri punonjësish të ambasadës ruse në Uashington dhe Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Neë York, të cilët u shpallën në mënyrë të paarsyeshme ‘personae non gratae’.” – tha Ministria e Jashtme Ruse më herët gjatë ditës.
Në prill, presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se 10 diplomatë rusë do të dëbohen nga Uashingtoni. Moska ka punuar për të hartuar listën e saj të emrave në përgjigje të masës amerikane.
Vendimi u paraqit nga Shtëpia e Bardhë si një përgjigje ndaj ndërhyrjes së pretenduar ruse në zgjedhjet presidencialeamerikane në vitin 2020 dhe pretendon se Rusia qëndronte prara çështjes kolosale të spiunazhit kibernetik SolarWinds. Kremlini i ka mohuar të dyja akuzat.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor