Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja tek “5 Maji”/ Dëshmia e shokut të viktimës: Mehmeti ishte gjallë, mjekët e QSUT-së nuk e preknin me dorë


Një dëshmi vjen nga një mik i përbashkët i 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u vra nga miku i tij Marjus Dema dy ditë më parë ndërsa qëndronin sëbashku në një lokal në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Egli Cekrezi ka treguar se kishte mbërritur tek shokët 2 minuta para se të ndodhte ngjarja, por ishte në një ambjent tjetër duke ngrënë.

Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur”, Çekrezi tha se sapo kishte dëgjuar të shtënat me armë kishte shkuar tek shokët e tij dhe kishte Mehmetin të gjakosur.

 Sipas Cekrezit, Marjus Dema e ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur. Madje sipas tij, Marjusi e ka përjetuar shumë keq ngjarjen saqë ka tentuar të bëjë dhe vetëvrasje.

Çekrezi tregon se si sëbashku shokët e kanë dërguar mikun e tyre të plagosur në spital, ndërsa akuzon mjekët e QSUT-së se nuk u kanë ardhur në ndihmë.

Ai thotë se Mehmeti ka qenë gjallë në ato momente, por mjekët refuzonin ta preknin pa mbërritur më parë policia dhe më pas e kanë nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës.

 “Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. E kam çuar veten dhe se di se si ndodhi kjo gjë. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti.

Kam shkuar tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty.

Por ata të dy ishin vëllezër jo shokë, ishin qafë për qafë. Është shumë e vështirë ta besoj çfarë ka ndodh.

Biseda ishin të si ato të përditshme, nuk është se më kujtohet. Ishin ulur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Marjusi edhe zemrën ta jep.

Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. E kishim në krah. Ai ishte i gjallë.

Nuk e di si ta përshkruaj se po më dridhet gjithë trupi.

Në QSUT ata thonin që; ‘do presim policinë, nuk e prekim me dorë’. 25-30 minuta kemi ndenjur në QSUT. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës tek familja ime. Kam 2 ditë pa fjetur, jam shumë keq emocionalisht.

Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor diku poshtë barkut, jo në anën e apendistit, në krahun e majtë. Nga gjakderdhja besoj se i ka ndodhur kjo gjë, sepse askush nuk po e prekte me dorë.

Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin në gjendje shumë të keqe, tentoi që të bënte vetëvrasje por nuk e kanë lënë çunat.

Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’e mbaj mend mirë kush ishte se nuk shkuam të gjithë. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Shumë keq e kam përjetuar atë gjë.”– tha Çekrezi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *