Një ushtar izraelit ka humbur jetën pasi një raketë antitank goditi një mjet ushtara duke plagosur dy ushtarë të tjerë.
Kryeministri izraelit Netanyahu ka premtuar se militantët do paguajnë çmim të lartë për sulmet e kryera ditët e fundit si dhe për vrasjen e civilëve dhe ushtarëve izraelitë.
Gjendja në vend është përshkallëzuar ditët e fundit që prej së premtes së shkuar kur policia e ushtria izraelite u përplas me palestinezët në zonën e xhamisë Al-Aksa në kohën e muajit të Ramazanit, një vend i shenjtë për besimtarët myslimanë në marë botën.
Përplasjet pasuan në sulme ajrore izraelite ndaj Gazës e sulme me raketa nga ana e militantëve të Hamasit, që goditën Tel Avivin dhe disa qytete të tjera.
Ushtria izraelite ka shtuar rreth 5 mijë trupa shtesë në kufirin e saj jugor.