45 raste të reja me Covid-19 janë gjetur 24 orët e fundit nga 2596 testime të kryera në vend.
Tre persona kanë humbur jetën në spital. Viktimat janë një qytetar nga Gramshi, një nga Gjirokastra e një nga Shkodra të moshave 60-87 vjeç.
Në spitale po mjekohen 86 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.