Vendosni fjalën kyçe....

“Defender 2021”- Marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë stërviten sëbashku në bazën e Pashalimanit (FOTO)


Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021”, më e madhja që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë e kanë kryer ditën e sotme stërvitjen në bazën e Pashalimanit pranë Vlorës.

NATO ka publikuar disa foto të stërvitjes së poumbarëve shqiptarë dhe marinsave amerikanë, ku shihet edhe nëndetësja 105.

Ushtria amerikane dhe forcat e tjera të NATO zbarkuan në Shqipëri nga Porti i Durrësit më datë 26 Prill. Stërvitja “Defender Europe 21” është krijuar për të siguruar që forcat amerikane dhe ato të NATO-s të jenë të trajnuar, të aftë të veprojnë së bashku dhe të gatshëm që t’i përgjigjen çdo kërcënimi nga çdo drejtim.

Kjo është stërvitja më e madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *