Tesla ka pezulluar blerjet e automjeteve përmes parasë elektronike Bitcoin, për shkak të shqetësimeve të ndryshimit të klimës.
Lajmi u bë i ditur nga CEO-ja i kompanisë së prodhimit të makinave, Elon Musk. Në një postim në “Twitter”, Musk thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoinnë dëm të mjedisit.
“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.
Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.
BBC shkruan se Bitcoin ra me më shumë se 10% pas postimit të tij, ndërsa aksionet e Tesla pësuan rënie gjithashtu.
Në muajin Mars Tesla kishte njoftuar se do ta pranonte kriptomonedhën, mirëpo ky njoftim u prit me një protestë nga disa ambientalistë dhe investitorë.
Prodhuesi i makinave elektrike kishte zbuluar në shkurt se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë të monedhës dixhitale më të madhe në botë. Por të enjten, u tërhoq nga komentet e mëparshme.
Analistët e tregut e shohin lëvizjen si një përpjekje të Tesla-s për të zbutur shqetësimet e investitorëve të cilët janë përqendruar në ndryshimin e klimës.