Vendosni fjalën kyçe....

Hila ironizon kritikët e Bashës për urimin e Bajramit: Të hapet barku, e tallin ca gjobaxhinj që prisnin fitoren e PD-së për ndonjë tender a gjobë


Gazetari Dritan Hila ka shkruar mbrëmjen e sotme se kreu i PD-së Basha nuk ka bërë asnjë gabim duke i uruar festën e Bajramit kreut të Kryegjyshatës botërore, Baba Mondit, pasi festa është edhe e bektashinjve.

Sipas Hilës, për këtë gjë mund ta tallin kundërshtarët e tij politikë si PS apo parimorët brenda PD-së po jo ata që që i cilëson si gjobaxhinj, që mezi kanë fitoren e PD-së për të kapur ndonjë tender a për të vënë ndonjë gjobë.

“Ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit. Festa e Bajramit eshte edhe e bektashinjve. Keshtuqe mund te urosh n’daç Baba Mondin e n’daç ate tjetrin, se nuk i mbaj mend emrin. Keshtuqe Luli nuk ka bere asnje gabim. Dhe me thene te drejten mund ta tallin kundershtaret e tij politike si psh socialistet, ose edhe kundershtaret parimor brenda partise, ama kur e tallin ca ronxhobonxho e gjobaxhinj qe ma mbajne veten si palca e se djathtes, qe prisnin fitoren per te kapur ndonje tender a per te vene ndonje gjobe, me hapet barku.” – shkruan Hila në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *