Izraeli po dërgon përforcime ushtarake në kufirin e tij me Gazën, i kanë thënë zyrtarë të ushtrisë BBC-së.
Ky lajm vjen pas raporteve të mëparshme që trupat po përgatiteshin për një operacion të mundshëm tokësor, një veprim që do të kujtonte inkursione të ngjashme gjatë luftërave Izrael-Gaza të vitit 2014 dhe të periudhës mes viteve 2008-2009.
“Ka trupa që po lëvizin drejt kufijve.”– tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) Nënkolonel Jonathan Conricus, duke shtuar: “Është një veprim përgatitor”.
Ai tha se 3 mijë trupa të rezervave të ushtrisë ishin thirrur gjithashtu dhe zyrtarët ushtarakë në kufi ishin urdhëruar nga qeveria të përgatiteshin për “të gjitha mundësitë dhe një përshkallëzim”.
“Ata janë atje në procedurën e betejës, duke u përgatitur për betejë – kjo është ajo që ata po bëjnë.”– tha Col Conricus.
“Por kjo nuk është domosdoshmërisht gjëja e parë që do të bëjmë nesër në mëngjes, fokusi ynë është në degradimin e aftësive të armikut.”– shtoi ai.