Vendosni fjalën kyçe....

KMSH reagon për incidentin te sheshi “Skënderbej”: Nuk ka të bëjë aspak me një besimtar me mendje të shëndoshë


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes, gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi këtë një incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.

 “Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë.”- është shprehur ai.

Një person i identifikuar si Besim Grosha u fut mes besimtarëve në shesh me thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjej me benzinë.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *