Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka publikuar albumin e fotove nga vizitat e shumta që ka pasur sot me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Atë e kanë uruar presidenti Meta, krerët e opozitës Basha e Kryemadhi, të gjithë krerët e besimeve fetare në vend, ambasadorja amerikane Kim si dhe personalitete të tjera në vend.
Kreu i KMSH-së i falënderon të gjithë për vizitën duke uruar që Bajrame e festa yë këtilla paqeje të ketë gjithnjë.
“Falënderoj nga zemra Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, Ministren e Kulturës, Znj. Elva Margariti, Kryetarin i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, Prefektin i Tiranës, Z. Mersin Murataj, Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi, Nënkryetarin i Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Z. Aldrin Dalipi, Kryetaren e Komitetit Shtetëror të Kulteve, Znj. Loreta Aliko, drejtues institucionesh.
Vlerësoj shumë urimet e trupës diplomatike akredituar në vendin tonë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Znj. Yuri Kim, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera mike. Çmoj shumë urimet e akademikëve të nderuar të Universitetit të Tiranës me në krye Rektorin, Prof. Dr. Artan Hoxha, si dhe shumë personalitete të jetës publike, të fushës së artit, medias, biznesit, etj. Bajrame e festa të tilla paqeje paçim gjithmonë!” – shkruan Spahiu në Facebook.