Vendosni fjalën kyçe....

Mori në telefon mbi 9 mijë herë urgjencën, arrestohet një person në Spanjë


Një person në Spanjë është arrestuar pasi mori në telefon në mënyrë të përsëritur shërbimet e urgjencës pa pasur ndonjë shqetësim të dukshëm.

Sipas policisë, burri në fjalë mori në telefon urgjencën më shumë se 9 mijë herë. 49-vjeçari nga Oviedo në Spanjën veriperëndimore u arrestua javën e kaluar pas ankesave nga shërbimi 091, i cili përpunon të gjitha telefonatat në Policinë Kombëtare të vendit, njoftoi media vendase të mërkurën.

Një hetim zbuloi se ai kishte thirrur vazhdimisht linjat e urgjencës për më shumë se dy vjet ‘me qëllimin e vetëm të qortimit dhe fyerjes së operatorëve’, tha policia. 3,789 telefonata janë bërë në linjën 091 dhe 4,957 telefonata të tjera në shërbimin e urgjencës 112 thuhet se janë bërë nga karta e tij telefonike gjatë kësaj periudhe.

Operatorët i kishin thënë në mënyrë të përsëritur personit në fjalë të ndalonte bllokimin e linjave të urgjencës të cilat janë të destinuara për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë urgjente, sipas raporteve spanjolle. Nëse dënohet ai mund të vuajë deri një vit burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *