Vendosni fjalën kyçe....

Nëna e çoi në dhomën e fortifikuar për ta mbrojtur, 5-vjeçari në Izrael vritet nga sulmi me raketa


Një djalë pesë-vjeçar është vrarë dhe të paktën 20 izraelitë kanë mbetur të lënduar, pas një sulmi me raketë nga Gaza.

Në qytetin kufitar të Gazës, Sderot, shtatë persona u lënduan në një goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë.

Sipas “The Israeli Times” nëna e djalit e kapi atë dhe e çoi në dhomën e fortifikuar kur po tingëllonin sirenat e raketave. Por në një incident të rrallë, copat e raketave shpuan dritaren e strehës, duke e plagosur në mënyrë kritike fëmijën, gjithashtu nënën e tij.

Fëmija u shpall i vdekur disa orë më vonë. Komuna e Sderot e identifikoi fëmijën e vrarë si Ido Avigal. Vdekja e tij e çon numrin e viktimave në Izrael në raundin e fundit të luftimeve në shtatë, përfshirë pesë civilë izraelitë, një shtetas indian dhe një ushtar i IDF-së.

Sipas ushtrisë izraelite, 180 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit që nga ora 6 e mëngjesit të së Mërkurës, nga të cilat 40 ranë në Gaza. Në total, gati 1,300 raketa dhe predha janë qëlluar në drejtim të Izraelit që nga fillimi i luftimeve të hënën në mbrëmje, sipas vlerësimit të IDF-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *