Në barazim pa gola ka përfunduar derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës, rezultat që nuk i hyn në xhep asnjërit prej ekipeve duke qenë se rivalët i fituan ndeshjet respektive.
Tre javë nga fundi, Teuta kryeson me 62 pikë ndërsa Partizani ka 3 pikë më pak. Vllaznia e Laçi janë disi më të larguara nga kreu megjithaë teorikisht mund të shpresojnë ende.
Për Tiranën mundësia e vetme është pjesëmarrja në Ligën e Europës po që kjo të ndodhë duhet t’i fitojë tre ndeshjet e mbetura duke shpresuar te hapat fals të Partizanit, Vllaznisë e Laçit.
Javën tjetër Teuta pret Partizanin në Durrës, sfidë që sipas të gjitha gjasave do vulosë çështjen e titullit kampion.