Vendosni fjalën kyçe....

Një 65-vjeçar humb jetën nga Covidi në Kosovë, regjistrohen 103 raste të reja


Kosova ka regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, si dhe103 raste të reja, shifër më e ulët se ditën e djeshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, viktima është një 65-vjeçar nga Prizreni.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se një ditë më parë u raportuan 4 viktima dhe 113 raste pozitive.  Një lajm i mirë është se janë shëruar 248 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.

Prishtina është komuna me më shumë raste me koronavirus, me 20 të tilla. Pas Prishtinës vjen Ferizaj me 9 raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *