Një raport i pavarur i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se pandemia Covid ishte e parandalueshme, por përgatitja ‘jo konsistente dhe e pafinancuar’ nga qeveritë, si dhe një përgjigje e ngadaltë dhe e dobët, përkeqësoi shpërthimin e pandemisë.
Raporti, i porositur nga OBSH-ja dhe i kryer nga një panel i pavarur, publikoi gjetjet e tij të mërkurën, duke paraqitur se si ‘hallkat e dobëta në çdo pikë të zinxhirit’ kishin rezultuar të paktën, ‘një muaj me mundësi të humbura’ që lejuan që pandemia globale të përhapet më shpejt.
Helen Clark, ish-kryeministrja e Zelandës së Re kritikoi përgjigjen e ngadaltë nga qeveritë që lejoi përhapjen e pandemisë.
Raporti përshkroi nevojën që OBSH-ja dhe qeveritë të zbatojnë me shpejtësi reformat për të shmangur një ‘përzierje helmuese’ në të ardhmen që çon në një pandemi globale të dëmshme, duke shkaktuar përçarje ndërkombëtare dhe duke marrë kaq shumë jetë njerëzish.