Procesi i vaksinimit në Kosovë është pezulluar ditën e sotme për shkak të festës së Fitër Bajramit.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka zbuluar se vaksinimi do të rinisë të premten, duke zbuluar axhendën e tri ditëve të fundit të javës.
Sikurse mund ta shihnin edhe në axhendën e mëposhtme, vaksinimi të premten do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65-vjeçare. I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë e të dielën.
Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.
Në Prishtinë, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, ndërsa nëpër komunat e tjera, do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Kosova vijon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar një kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID. Deri më tani kosovarët janë imunizuar me dozat e pranuara si donacion nga Bashkimit Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.