Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria ndan 100 milionë lekë për të promovuar turizmin: Shqipëria, destinacion COVID-free


Qeveria ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e një dite më parë të Këshillit të Ministrave.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.

Kjo vjen në prag të sezonit turistik, dhe kryeministri Edi Rama ka lajmëruar edhe më parë se vera do të jetë pa masa kufizuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *