Pasuria më e madhe dixhitale në botë, Bitcoin, ka parë një rënie të madhe çmimesh që rezultoi në fshirjen e 365 miliardë dollarëve nga tregu i kriptovalutave.
Bitcoin ra deri në 45,700 dollarë të mërkurën – më e ulta që nga 1 mars1. Monedha kishte një vlerë mbi 50,000 dollarë në fillim të javës por tani po tregtohet rreth 11% më ulët.
Rënia e kriptovalutës i atribuohet një prej postimeve të fundit në Tëitter të postuar nga Elon Musk, i cili tha se Tesla po pezullonte blerjet e automjeteve të saj duke përdorur Bitcoin, për shkak të shqetësimeve mjedisore. Vlera e të gjithë tregut të kriptovalutave pësoi një humbje prej qindra miliarda dollarësh, duke rënë në rreth 2 trilionë dollarë.