Vendosni fjalën kyçe....

“Si ishte, si u bë” – Kritikohet ushtria izraelite pas memes së postuar në Instagram mbi godinën e rrafshuar në Gaza


Faqja e ushtrisë izraelite në Instagram është kritikuar pas postimit të një fotoje ku tregohet një godinë në Gaza para prishjes dhe pas saj. Godina u rrafshua nga ushtria izraelite pasi dyshohej se strehonte militantët e Hamasit.

“Një arritje tjetër e rëndësishme.” – shkruhet në foton e publikuar nga Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në postimin e saj të mërkurën, duke treguar ‘para’ dhe ‘pas’ fotot e bllokut shumëkatëshe Hanadi që dikur ngrihej mbi rrethinat e saj në Qytetin e Gazës.

“Godina u përdor nga organizatat terroriste.” – shkroi IDF, duke justifikuar sulmin e saj në bllokun e apartamenteve.

“Ne nuk do të ndalemi këtu, ne do të vazhdojmë të veprojmë në çdo mënyrë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e banorëve të Izraelit dhe për të përjashtuar kërcënimet nga Rripi i Gazës.” – thuhet më tej në postim.

Postimi është dënuar ashpër nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët kritikuan kthimin e bombardimit të një objekti në meme.

Memeja e IDF-së vjen ndërsa ushtria shtoi forcën e veprimit të saj kundër militantëve palestinezë. Raportet e fundit sugjerojnë se rreth 83 persona, përfshirë 17 fëmijë, kanë vdekur në Gaza që nga fundjava kur ndodhi përshkallëzimi i dhunës.

Shumë raketa, të shkrepura nga grupe militante palestineze, përfshirë Hamasin, janë kapur nga aftësia mbrojtëse e Kubës së Hekurt të Izraelit, megjithatë Jeruzalemi ka raportuar gjashtë vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *