Besimtarët myslimanë në mbarë vendin por edhe në gjithë botën, festojnë sot ditën e Fiter Bajramit.
Pas një muaji agjërim, besimtarët në Tiranë janë mbledhur sot bashkë për faljen e Namazit në sheshin “Skënderbej”, në një ceremoni që nisi nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.
Kujtojmë se vitin e kaluar, falja e Namazit u bë nëpër xhami për shkak të rregullave të pandemisë së Covid-19, por me lehtësimin e tyre u lejuan të fallen në Shesh.
Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe.
Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve, Kreu i Komuniteti Bujar Spahiu bëri thirrje që t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.
Festën e uruan edhe politikanë, nga kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha e të tjerë.
Festa e Fiter Bajramit vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.