Vendosni fjalën kyçe....

Suedia regjistron 30 mijë efekte anësore të dyshuara nga vaksinat anti-Covid


Suedia ka regjistruar mbi 30 mijë efekte anësore të dyshuara nga vaksinat anti-Covid, me më shumë se gjysmën e raporteve të lidhura me vaksinën e AstraZenecës.

Sipas Agjencisë Suedeze të Produkteve Mjekësore, që nga java e kaluar, kombi skandinav kishte marrë 31,844 raporte të reagimeve anësore të lidhura me shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

Suedia aktualisht po ofron tre variante të vaksinës. Aktualisht ka 2,103 raporte të efekteve anësore nga vaksina e Modernës, ndërsa vaksina e Pfizer-BioNTech është shoqëruar me 9,117 të tilla, shkruan RT. Por numri i reagimeve të padëshiruara të dyshuara nga dy vaksinat duket relativisht i vogël kur krahasohet me 19,961 raportet e lidhura me AstraZenecën.

Efektet anësore më të zakonshme për të tre vaksinat ishin ethet dhe dhimbja e kokës. Reagime të tjera anësore të raportuara përfshinin të përziera, dhimbje të kyçeve dhe marramendje.

Veçanërisht, vaksina e AstraZenecës përbën vetëm rreth 26% të rreth 2.7 milion vaksinave që janë administruar deri më tani në Suedi, por njëkohësisht përbën rreth 63% të raporteve të efekteve anësore.

Ebba Hallberg, një zyrtare në Agjencinë e Produkteve Mjekësore, i tha medieve suedeze se ishte e pazakontë të merreshin kaq shumë raporte të efekteve anësore, por vuri në dukje se shifra ka të ngjarë të ishte e lartë për shkak të përqendrimit të publikut tek vaksinat e reja.

Zakonisht, ofruesit e kujdesit shëndetësor ka të ngjarë të raportojnë vetëm efektet anësore më “serioze“. Hallberg gjithashtu tha se ishte e mundur që AstraZeneca të ishte e mbipërfaqësuar në të dhëna sepse dozat e saj iu dhanë shumë të rinjve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, të cilët kanë më shumë njohuri për teknologjinë dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë të raportojnë një çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *