Numri zyrtar i efekteve anësore të dyshuara nga vaksinimi Covid në Suedi ka tejkaluar 30,000 persona, me shumicën e rasteve që ndodhin te personat që vaksinohen me AstraZeneca.
Sipas Agjencisë Suedeze të Produkteve Mjekësore, që nga java e kaluar, kombi skandinav kishte marrë 31,844 raporte të reagimeve anësore të lidhura me shpërndarjen e vaksinave Covid-19.
Suedia po ofron tani për tani tre lloje vaksinash kundër koronaviruit të ri. Deri tani ka 2,103 raporte të efekteve anësore nga vaksina Moderna, ndërsa vaksina Pfizer-BioNTech është shoqëruar me 9,117 çështje shëndetësore.
Por numri i reagimeve të padëshiruara të dyshuara nga dy vaksinat duket relativisht i vogël kur krahasohet me 19,961 raportet e lidhura me Vaxzevria të AstraZeneca.
Efektet anësore më të zakonshme për të tre barnat ishin ethet dhe dhimbja e kokës. Reagime të tjera anësore të raportuara përfshinin përzierje, dhimbje të kyçeve dhe marramendje.