Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në vend, Izraeli mobilizon 5000 trupa në kufirin jugor të vendit


 

Tensionet midis Izraelit dhe Gazës arritën një pikë vlimi të hënën pasi një raketë u qëlluan nga territori palestinez në jug të vendit dhe Jeruzalem. Si përgjigje, Izraeli nisi sulmin hakmarrës, duke goditur objektivat e Hamasit në Gaza.

Rreth 5,000 trupa rezervë janë mobilizuar në jug të Izraelit ndërsa luftimet ndërkufitare në Rripin e Gazës janë rritur jashtë mase.

Gaza hodhi qindra raketa në Izrael të hënën, vetëm disa orë pasi grupi radikal Hamas i dha një ultimatum Izraelit për të tërhequr ushtarë nga zonat e Xhamisë Al-Aqsa dhe lagjes Sheikh Jarrah në Jeruzalemin Lindor. Si përgjigje, Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore kundër Hamasit.

Sulmi me raketa vjen mes një rritjeje të tensioneve pas një vendimi të gjykatës izraelite për të dëbuar disa familje palestineze nga Jeruzalemi. Të hënën, palestinezët u përleshën me forcat e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *