Vendosni fjalën kyçe....

“Ushtarakët që duan të shprehen lirisht pa kompromentuar betimin, të dorëhiqen” – Shefi i ushtrisë franceze pas letrave ndaj Macron-it


“Ata midis ushtarëve dhe oficerëve francezë që ndiejnë dëshirën për të bërë deklarata publike në lidhje me situatën politike në vend mund të gjejnë një mënyrë perfekte për të mbrojtur mendimet e tyre pa kompromentuar asnjanësinë e ushtrisë, duke dhënë dorëheqjen.” – tha Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjenerali Francois Lecointre.

“Gjëja më e arsyeshme është sigurisht të largohesh nga ushtria në mënyrë që të jesh në gjendje të shprehësh idetë dhe bindjet në një mënyrë krejtësisht të lirë.” – shtoi Gjenerali në një letër drejtuar ushtarakëve të vendit.

Fjalët e tij erdhën si një reagim ndaj një letre tjetër të hapur, e dyta e këtij lloji, e nënshkruar nga një numër i paidentifikuar i personelit ushtarak francez.

Botuar në revistën konservatore ‘Valeurs Actuelles’ të dielën e kaluar, letra paralajmëroi zyrtarët e lartë francezë për një ‘luftë civile që po përgatitej’ në vend dhe kritikoi përgjigjen e qeverisë ndaj letrës së parë të tillë, të nënshkruar nga 25 gjeneralë në pension, njëqind oficerë dhe më shumë se një mijë ushtarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *