Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës që të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjus Demën, i cili akuzpjet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
I ulur në një tavolinë me shokët, 27-vjeçari Mehmet Qema u plagos me plumb në gjoks. Ai u qëllua nga shoku i tij Marjusi, por ai pretendon se ngjarja ka qenë aksidentale.
Marjus Dema u dorëzua një ditë më vonë në Polici bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari. Ai ka treguar se është ndier i tronditur kur ka kuptuar se ka qëlluar shokun dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka tentuar të vrasë dhe veten, por miqtë nuk e kanë lënë.
Ai është shprehur se armën e kishte sjellë shoku i tij Mehmeti në tavolinë dhe se ai thjesht po lozte me të, por nuk e dinte se ajo ishte e mbushur. Mirëpo sipas hetimeve, arma ka qenë e Demës.