Duket se vendi nuk po gjen qetësi këtë të premte kur bëhet fjala për aksidente, pasi një tjetër aksident i rëndë është raportuar pak më herët në Elbasan.
Ngjarja sipas “Report TV” ka ndodhur në fshatin Labinot Mal në Elbasan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i moshës 11-vjeçare.
I mituri po dërgohet në spitalin kirurgjikal, ndërsa policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Kujtojmë se vetëm pak më herët, një aksident i rëndë ndodhi në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bijë.