Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i PD-së në KAS: Kemi paraqitur prova të mjaftueshme për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve


Avokati i PD-së në procesin e ankimimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit tha mbrëmjen e sotme se provat që ka paraqitur PD-së në zgjedhjet në Qarkun e Gjirokastrës janë të mjaftueshme për të shpallur pavlefshmërinë e tyre.

Marash Logu e bëri deklaratën në ‘Ora 19’ në Syri TV ku tha se KQZ-ja ka një pjesë të provave e duhet t’i dorëzojë ato.

“Pardje ka patur një seancë për Qarkun e Gjirokastrës, pasi ka tre kërkesa nga tre subjekte politike, nga PD, LSI dhe kandidati i pavarur, Kreshnik Merxhani. Këto tre subjekte kanë kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, pasi procesi zgjedhor është shoqëruar me shkelje shumë të rënda, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultat. Faza e parë e procedurës ka të bëjë me paraqitjen e pretendimeve që kanë palët, si dhe paraqesin ato prova për të cilat mendojnë se janë të vlefshme për të mbështetur ankimimet e tyre. Faza e dytë ka të bëjë me marrjen e provave. Palët kanë të drejtë t’i kërkojnë komisionit marrjen e provave nga institucione të tjera, apo prova që i ka vetë KQZ-ja.” – tha Logu.

Ai shtoi më tej se kur flitet për prova të KQZ-së, kjo ka të bëjë me materiale zgjedhore, si ato që gjenden në kutitë e votimit, në kutitë e materialeve zgjedhore apo që kanë të bëjnë me procesverbalet e tabelat përmbyllëse.

Sipas Logut, PD ka ngritur pesë pretendime duke cekur blerjen e votës nga persona me rekorde kriminale, për të cilët tha se është bërë kallëzimi penal në prokurori prej kohësh.

“Kur flasim për prova të KQZ-së është e rëndësishme të themi që ka të bëjë kryesisht me materiale zgjedhore. Pra, ose materiale që gjendet në kutitë e fletëve të votimit, ose materiale që gjenden në kutitë e materialeve zgjedhore që kanë të bëjnë me procesverbale, shënime, tabela e të tjera. Kërkesat e PD-së kanë pasur të bëjnë me faktimet e pretendimeve që ne kemi. Konkretisht PD-ja ka ngritur 5 pretendime që janë të mjaftueshme për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Pretendimin i parë ka të bëjë me blerjen e votës nga individë me rekorde të tmerrshme kriminale. Për këtë arsye PD-ja ka bërë shumë kallëzime në SPAK raste të blerjes së votave nga eksponentë të PS-së dhe individë me rekorde kriminale. Ne për të gjitha kallëzimet kemi dhënë Prokurorisë emra dhe detaje të tjera.” – theksoi Logu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *