Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: 15 vite burg kush ndërton pa leje, ta harrojë celularin tim sado i pasur të jetë


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mori pjesë në një bashkëbisedim me drejtuesit e Policisë, ku ka folur për mbrojtjen e territorit.

Gjatë fjalës së tij ai ishte shumë i ashpër duke bërë një paralajmërim për të gjithë ata që do bëjnë ndërtime pa leje apo abuzime. Ai tha se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg dhe i paralajmëroi ata se duhet ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jenë.

“Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sa i takon koordinimi të të gjitha struklturave. Ende punojmë si ishujt të pavarur të pakoordinuar me strukturat e policisë.  Mendoj që ka ardhur koha që policia duhet konsuideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. Përgjegjësi mbi çdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë çdo centimetër katror në territorin e Shqipërisë.

Duhet të ketë grupe të përbashkëta me punonjësin që ka në ngarkim territorin me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pyjeve apo inspektorin e mbrojtjes së territorit.  Dua t’i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcen e ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë.”- tha Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *