Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 49 raste të reja dhe dy vdekje


 

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja dhe dy vdekje. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajmi i mirë është se gjatë kësaj kohe janë shëruar 310 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 99 097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 486.

Komuna me më shumë raste pozitive është Leposaviq, me 8 raste. Më pas vjen Prishtina me 7 dhe pjesa tjetër është e shpërndarë në komunat e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *