Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja”. Një kamion me drejtues shtetasin me inicialet E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar një person me biçikletë, shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti i dytë ndodhi rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”. Mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë.
I mituri me iniciale E. Dh., rreth moshës 8 vjeç, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.