Vendosni fjalën kyçe....

E ndërpreu me furi, tani Biden firmos për rifillimin e ndërtimit të murit me Meksikën të nisur nga Trump


Presidenti amerikan Biden firmosi që puna në murin e financuar nga Kongresi duhet të pushojë si pjesë e fushatës së tij pas marrjes së detyrës në 20 Janar, duke përfshirë përfundimin e marrëveshjes së Trump me Meksikën për të pritur azilkërkuesit në jug të kufirit.

Administrata e presidentit të SHBA-së ka vendosur do të rifillojë ndërtimin e murit kufitar të paraardhësit të tij Donald Trump.

Fox News njoftoi të enjten se Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane (USACE) do të rifillojë ndërtimin e murit në Luginën Rio Grande në Qarkun Hidalgo, Texas.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha që puna kishte për qëllim ‘mbrojtjen e komuniteteve kufitare nga rreziqet fizike që rezultojnë nga qasja e administratës së mëparshme për ndërtimin e mureve kufitare’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *